Morati: Tani të kompletojmë sezonin

16/05/2010 17:45

Festa e fitimit të titullit të 18-të në Serinë A dhe të pestit radhazi ka përfshirë presidentin e zikaltërve, Masimo Morati, i cili nga ana tjetër ka kërkuar një mbyllje perfekte të sezonit, duke iu referuar finales së Ligës së Kampioneve.

“Fantastike! Tani të shpresojmë të kompletojmë gjithçka në mënyrë përfekte”, deklaron Morati për mediat italiane.

I pyetur nga gazetarët nëse e kishte vuajtur takimin ndaj Sienës Morati pranoi se rezultati minimal 0-1 e ka mbajtur në ankth deri në fund të takimit.

“Sa vuajtje? Deri në sekondën e fundit të takimit”, u shpreh Morati.

Top Channel