Milan e mbyll me fitore sezonin

16/05/2010 00:00

Ka përfunduar sezoni 2009/2010 për Milanin dhe Juventusin në përballjen e tyre të zhvilluar në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë mundur 3-0 skuadrën e Zakeronit duke i dhënë lamtumirën më të mirë trajnerit të tyre Leonardo, i cili mbyll në këtë mënyrë sezonin e tij si trajner i Milanit.

Që në minutën e 15-të Antonini zhbllokon rezultatin pas një asisti të Sedorf ndërkohë që brenda pjesës së parë dyshja Pato-Ronaldinjo rezulton efikase dhe pikërishtë ky i dyti shënon golin e dytë brenda pjesës së parë duke dorëzuar në një farë mënyrë “Zonjën e vjetër”, e cila rrezikon në pak raste portën e Milanit.

Në 45 minutat e dyta sërish Ronaldinjo shënon golin e tretë duke mposhtur këtë herë Maninger i cili zëvendësoi Bufon. Me shifrat 3-0 ka përfunduar ky takim që i sjell Juventusit humbjen e 15-të të këtij viti, gjë që nuk ndodhte që nga sezoni 1961/62. Ndeshja tjetër Lazio-Udinese është mbyllur 3-1 në favor të kryeqytetasve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA