Marseja, përfundojnë 18 vite pritje

16/05/2010 09:15

Pas 18 vitesh pritje Olimpiku i Marsejës shpallet kampion i Francës dhe këtë trofe e rikthen pas kaq shumë vitesh trajneri Didie Deshamp, i cili edhe pse është shprehur modest në përfundimin e kampionatit është konsideruar si njeriu i suksesit nga presidenti i Marsejës, Jean Claude Dasie.

Do të ishin të paktë ata që në vitin 1992 kur kjo skuadër fitoi titullin e fundit, do të vinin bast se do të kalonin rreth 20 vite deri në trofeun e rradhës.

Në mars të këtij viti Marseja mundi në finalen e Kupës së Francës Bordonë, duke marrë trofeun e parë të sezonit, ndërkohë rreth pesë javë më vonë një tjetër fitore 3-1 me Renenë, i tha mundësinë të merrnin kreun e Ligës 1 të cilin e mbajtën deri në fund.

Ndoshta ka pasur shumë që nuk kishin lindur më 26 maj të vitit 1993 kur një lojtar me emrin Didie Deshams ngriti trofeun e Champions League me Marsejën, në finalen e fituar 1-0 me Milanin.

Lojtari me më shumë tituj në Francë zëvendësoi në postin e trajnerit te Marseja verën e shkuar Erik Gerets dhe arriti të finalizojë në këtë mënyrë sezonin e tij, me dy trofe njëherë brenda një viti.

Top Channel