Bajern Mynih fiton kupën me “poker”

16/05/2010 09:25

Pas triumfit në Bundesligë, Bajerni i Mynihut fiton edhe Kupën e Gjermanisë ku ka mundur në finale, Verder Bremenin me rezultatin 4-0, duke regjistruar sezonin e gjashtë që fiton dy trofetë, që nga viti 2000.

Ka dominuar këtë finale skuadra e Van Galit, duke përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për finalen e Champions League. Eshtë hapur seria e golave në minutën e 35-të me një 11-metërsh i shndërruar në gol nga holandezi Roben.

Ndërkohë Olic, pasi ka marrë penalltinë, dyfishon rezultatin në fillimin e pjesës së dytë duke përfituar nga një rrëmujë në zonë pas një goditje këndi.

Kishin kaluar vetëm 18 minuta nga pjesa e dytë kur francezi Riberi vë qershinë mbi tortë duke shënuar golin e tyretë e duke siguruar në të njëjtën kohë trofeun, por akoma nuk kishte përfunduar. Shvajstajger bën poker me golin e katërt me një goditje thuajse të pamundur.

Top Channel