WTA Madrid, Venus Williams në finale

15/05/2010 15:10

Amerikania Venus Williams është finalistja e parë e turneut WTA të Madridit.

Ka mundur në gjysmëfinale izraelianen Shahar Peer me 6/3, 6/0.

Takimi ka zgjatur një orë e gjashtë minuta. Venus, që do të jetë në krye të serisë numër 4 të turneut, do të presë fituesen e ndeshjes mes çekes Lucie Safarova dhe francezes Aravane Rezai.

Top Channel