Veteranët e ish-Ushtrisë Clirimtare Maqedonase e kanë cilësuar vrasjen e Harun Aliut dhe 3 shqiptarëve të tjerë në fshatin Radushë si një ekzekutim politik.

Sipas tyre, qeveria maqedonase po eleminon figurat e spikatura shqiptare, duke i justifikuar këto veprime si operacione kundër trafikut të armëve.

“Ky skenar është një ekzekutim tipik politik, që jo rrallë herë është përdorur ndaj figurave të spikatura shqiptare dhe është etiketuar nga qeveria si trafik armësh”, thuhet në një komunikatë të Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UCK-së.

Grupimi në fjalë shton më tej se Aliu, i njohur ndryshe si komandant Kushtrimi, ka qenë një ndër personat që ka dhënë kontributin më të madh për shqiptarët e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA