Tiranë, zyrtarët: Uji i pijshëm, nuk është i ndotur
15/05/2010 10:55
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës deklaron se uji i pijshëm me të cilin furnizohen banorët e qytetit të Tiranës nuk është i ndotur.
Drejtori teknik në drejtorinë e Ujësjellësit, Luan Petit në një prononcim për Top News ka kundërshtuar rezultatet e analizave të ujit të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Tiranë.
Sipas Ujësjellësit, i vetmi problem me ujin e ndotur është në Komunën e Parisit, në një pallat.
Top Channel