Moti i keq, probleme në porte
15/05/2010 10:00
Moti i keq ka shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve lundruese në portet e Vlorës dhe Durrësit.
Sipas informacioneve të fundit era e fortë po pengon prej disa orësh ankorimin në portin e Durrësit të tragetit më 100 pasagjerë, “Arbëria”.
Ndërkohë autoritetet portuale të qytetit bregdetar nuk lejojnë daljen e asnjë anijeje nga rada.
Top Channel