Maqedoni, shqiptarët: Policia, aksione njëetnike
15/05/2010 16:00
Autoritetet shqiptare në Maqedoni kanë shprehur shqetësimin e tyre për operacionet njëetnike që po kryen policia maqedonase.
Sipas nënkryetarit të Parlamentit, Rafiz Haliti, shqetësues është fakti se përfaqësimi i shqiptarëve në radhët e njësive speciale të policisë është më e ulët se 2 përqind.
“Operacionet njëetnike krijojnë mosbesim tek popullsia shqiptare. Përfundimisht duhet të respektohet Kushtetuta dhe përfaqësimi i shqiptarëve në organet e sigurisë, sipas Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar Haliti.
Top Channel