Malaj i semure, lë grevën

15/05/2010 15:30

Në ditën e 15 të grevës Arben Malaj ka lënë grevën e urisë pas rëndimit të gjendjes shendetësore.

Deputeti socialist është vizituar në mbrëmje nga mjekët, të cilët i kane keshilluar te nderprese greven per shkak te problemeve me kolitin. Permes nje deklarate vete Malaj eshte shprehur se problemet shendetesore nuk e lejuan te vazhdonte protesten, por ai mbeshtet 6 kerkesat e grevisteve te urise.

Gjendja e protestuesve vazhdon te perkeqesohet, ku shenjat kryesore jane luhatje te tensionit e nervozizmi, ndersa me kalimin e oreve dhe diteve ata jane te detyruar ta kerkojne me shpesh ndihmen e mjekut.

“Unë shpëtova nga një ngritje shumë e lartë tensioni. Ilacet me kushtet e grevës kanë një efekt minimal”, u shpreh deputeti socialist, Agim Leka.

Mjeket specialiste thone se njeriu jeton vetem me uje, i pa ushqyer me shume se nje muaj, por pas 21 ditesh organizmi nuk ka me energji dhe trupi fillon e godet muskujt dhe organet jetesore.

“Serumet na ndihmojnë shumë për të vazhduar por edhe protesta e djeshme ishte nje stimulues i mirë. Kjo është një beteje me mendje, më tepër se sa me trup”, u shpreh deputetja socialiste, Olta Xhacka.

Mjekja Alketa Hila, qe i asiston cdo moment grevistet thote se simptomat e tyre tashme jane shtuar dhe ato pritet te agravohen edhe me sa me shume kalon koha.

 “Grevistët janë më nevrikë, janë më të lodhur, rrinë vetëm shtrirë, por pas protestës së djeshme pati nje ngritje të moralit. Megjithatë gjendja e tyre po rëndohet pasi jemi në ditën e 15-të të grevës së urisë”, u shpreh Hila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA