Kuzhe përgatit miqësoret

15/05/2010 21:30

Kombëtarja shqiptare po përgatitet që të zhvillojë dy ndeshje miqësore, atë me Malin e Zi më 25 maj dhe me Andorën më 2 qershor.

Trajneri Josip Kuzhe tashmë ka përpiluar një listë me futbollistët e grumbulluar për këto dy ndeshje, që janë shumë të rëndësishme për ne. Në këtë listë të publikuar shihen dhe emra të rinj si Jonuzi dhe Xhinani.

“Këto dy ndeshje janë një test i rëndësishëm pasi zgjodhëm dy kundërshtarë që i përshtaten ekipit tonë në përpjekjet për të arritur evropianin, Mali i Zi dhe Andora. Sa për lojtarët e rinj, dua t’i stërvis vet Jonuzin dhe Xhinanin për të parë nivelin e tyre”, ka deklaruar Kuzhe.

Kuzhe foli edhe problemet në mbrojtje të skuadrës shqiptare, si dhe për përfshirjen e futbollistëve të tillë si Vrapi në këto dy ndeshje miqësore. Kroati deklaron se të gjithë elementët e zgjedhur janë të dobishëm për skuadrën e tij.

“Në mbrojtje, që është dhe sektori më delikat, na duhen 7-8 lojtarë në dispozicion. Por, këta lojtarë që kam grumbulluar janë futbollistë tek të cilët unë kam besim”, ka shtuar Kuzhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA