I qëllojnë gabimisht shokët, vdes i riu

15/05/2010 18:10

Ekskursioni i një grupi të rinjsh për në bjeshkët e Ilnicës ka përfunduar në një tragjedi. Të rinjtë kanë pasur me vete edhe një armë zjarri, një automatik dhe nga pakujdesia kanë qëlluar ndaj një shokut të tyre.

Ai është Altin Stermilla, i cili mori plagë të rënda. Viktima është nisur për t’u dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë, por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar disa nga personat e pranishëm në ngjarje dhe kanë nisur hetimet për të mësuar autorin e saj dhe poseduesin e armës së zjarrit që shkaktoi tragjedinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA