Qeveria greke ka deklaruar pasditen e sotme se lufta ndaj korrupsionit politik është objektivi i saj i parë.

“Ajo që duan njerëzit dhe që do edhe qeveria është një polici ndaj korrupsionit politik dhe social, në mënyrë që niveli i marrëdhënieve mes këtyre sektorëve të jetë sa më transparent”, ka deklaruar zëdhënësi Jorgo Petalotis.

Aktualisht, dy komisione parlamentare po hetojnë mbi cështjen “Vatopedi”, që ka minuar besimin tek bilanci publik i Greqisë dhe mbi një cështje tjetër që ka të bëjë me kolosin elektronik gjerman “Siemens”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA