Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në dy portet më të mëdha të vendit, në Durrës dhe në Vlorë. (UPDATE)
Në Durrës intensiteti i dallges arriti paradite deri në 8 ballë. Për pasojë asnjë anije peshkimi nuk ka dalë ne lundrim. Trageti ‘Arbëria’ per me shume se tre orë qëndroi në pritje të ankorimit në port. Në bordin e tragetit ishin 100 pasagjerë. Ndërsa, anija “Emelia” me flamur kamboxhian nuk i ka bërë dot ballë detit të trazuar dhe ka këputur spirancën e për pasojë doli në cektinë. Dalja e anijes tre mijë tonëshe në afërsi të bregut ka vënë në alarm anijet e tjera që ndodhen në radën portuale, ndërsa Kapiteneria e portit detar të Durrësit u ka bërë thirrje të gjitha mjeteve lundruese të marrin masa sigurie për të përballuar tallazet detare dhe forcën e erës që ka arritur në 25-30 m/sek.
Ndersa Vlore valezimi detar ishte gjate paradites 3-4 balle brenda gjirit dhe 6-7 balle ne det te hapur.
Kapiteneria e portit të Vlorës ka urdhëruar peshkarexhat të mos dalin në det, ndërsa e tragetet e linjes me italiane jane ankoruar me veshtirei ne kalate. Furtuna ka shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik duke shkatuar nderprerjen e furnizimit per nje pjese te qytetit.
Top Channel