Kushtet e rënda ekonomike kanë detyruar një grua nga qyteti i Beratit të ofrojë marrëdhënie seksuale kundrejt një pagese prej 1 mijë lekësh.
Ajo është prangosur mbrëmjen e së enjtes, në banesën e saj, ku edhe dyshohet se ushtronte prostitucionin.
Burime zyrtare të Policisë së Beratit bëjnë të ditur se 40-vjeçarja Kozeta G., banore e lagjes “Donika Kastrioti”, u ndalua nga uniformat blu, pasi ofronte seks në shtëpinë e saj. 40-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e papunë, ofronte seks kundrejt një pagese prej një mijë lekësh.
Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçares, uniformat blu kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale dy telefona celularë, me të cilat gruaja vendoste oraret dhe takimet me klientët e saj të moshave të ndryshme, kryesisht banorë të lagjes.
Top Channel