
Flamengo është në alarm: përjashtimi i Adrianos nga Botërori 2010 ka bërë që sulmuesi të pësojë një goditje të fortë psikologjike.
Ish-lojtari i Interit nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit Karlos Dunga për mos ta grumbulluar me Brazilin në aktivitetin që do të zhvillohet pas një muaji në Afrikën e Jugut. Mospërfshirja e tij në skuadër ishte e papritur, edhe për faktin se 28-vjeçari ka qenë pjesë e “seleçaos” gjatë eliminatoreve.
Mediat braziliane konfirmonin se Adriano ka qarë porsi një fëmijë në momentin kur mori lajmin e keq nga menaxheri Gilmar Rinaldi. Ndërkohë, drejtuesit e Flamengos kanë marrë menjëherë masat: ata kanë caktuar psikologun e klubit që ta ndjekë hap pas hapi, për ta ndihmuar që ta kalojë traumën. Njeriu që ka misionin të shpëtojë mendjen dhe shpirtin e “bomberit” është Paulo Ribeiro, i cili ka për detyrë ta kthejë lojtarin në gjendje optimale për të luajtur në nivele të larta në finalen e Kupës Libertadores.
Top Channel