Tifozët zikaltër në radhë për bileta

14/05/2010 04:15

Ethet e finales së Ligës së Kampioneve duket se kanë nisur qysh tani tek tifozët interistë. Fansat zikaltër kur duhen ende më shumë se 24 orë nga hapja sportelit të biletave në Milano, janë vendosur në radhë për blerjen e tyre.

Biletat shitën panë një filialit të një banke në italiane në Milano dhe dhjetra tifozë të cilat ndodhen në radhë shprehen se po presin hapjen e sportelit dhe nisjen e proçedurave për blerjen e biletave më shumë se një ditë përpara pasi duan të sigurohen që do të jenë të pranishëm në “Santiago Bernabeo”, si dhe të kenë mundësi përzgjedhjeje të vendit ku do akomodohen në stadium.

Inter do të ndeshet më Bajernin e Mynihut të shtunën e ardhshme më datë 22 maj në “Santiago Bernabeo” të Madridit për të diskutuar trofeun më të rëndësishëm të futbollit për klube, Ligën e Kampioneve.

Top Channel