Pirelli, ndoshta në Formula 1 pas Bridgestone

14/05/2010 19:20

Fundi i epokës së Bridgestone në Formula 1 mund të pasohet nga hyrja e një tjetër firme legjendare gomash.

Italianët e Pirelli-t janë takuar me pronarin e F1, Bernie Ecclestone në Montekarlo ku kane biseduar për një bashkëpunim të mundshëm, pasi firma japoneze do largohet në vitin 2011. Pirelli është komania e parë në listën e Ecclestone.

Pavarësisht konkurrencës së Michellin, firmë e cila pëlqehet nga McLaren e Mercedes, Pirelli po përgatit rikthimin në këtë sport pas 20 viteve mungesë.

Ecclestone ka si kusht kryesor furnizimin me goma që do të zgjasin 80-100 km por jo më shumë, për të siguruar edhe spektaklin e ndërrimit të gomave në bokse.

Top Channel