Pas Dinamos e Besës edhe Laçi me Tiranën në Europë

14/05/2010 22:20

Laçi dhe Tirana iu bashkuan dyshes Dinamo-Besa në kompeticionet europiane, ndërsa Apolonia pas humbjes me Vllazninë në Fier është thuajse e rënë nga Kategoria Superiore.

Tirana fitoi 3-2 me Dinamon në derbin e kryeqytetit, teksa më parë kishte humbur dy përballjet me Dinamon me të njëjtin rezultat, 2-1. Kjo ishte humbja e tetë radhazi e kampionëve të këtij sezoni dhe e dhjeta sezonale.

Festa e titullit të 18-të bluve do të zhvillohet të mërkurën, në javën e 33-te e të fundit, kur Dinamo do të përballet me Besën e vendit të dytë, e njëherësh fituese të Kupës së Shqipërisë.

Muzaka ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 55-të me 11-metërsh e Sebino Plaku dyfishon pak minuta më vonë, ndërkohë që mbyll serinë e golave për bardheblutë sërish Muzaka 77, ndërkohë për blutë ka shënuar Mallota në minutën e 71-të dhe Bakaj.

Laçi, surpriza e madhe e këtij sezoni, kompletoi ëndrrën duke fituar për herë të parë në historinë e klubit kurbinas një biletë në Ligën e Europës, e duke qënë kështu skuadra e 13-të shqiptare që debuton në Europë.

Laçi fitoi 1-0 me Skënderbeun falë golit të realizuar nga bomberi gjirokastrit Arlind Nora në minutën e 61-të, goli i 14-të sezonal i tij.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Besa ka shkatërruar 6-4 Gramozin Iicili prej javësh kishte siguruar rënien nga kategoria dhe Teuta ka mundur Flamurtarin 3-1 në fushën e saj duke lënë poshtë në renditje Kastriotin dhe Apolloninë.

Fierakët u mundën në këtë javë të parafundit të Superligës 0-1 me Vllazninë në Fier, ndërkohë që Kastrioti u mund 2-0 nga Shkumbini në transfertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA