Olic kërkon të “shënojë” tripletë

14/05/2010 21:20

Sulmuesi i Bayern Munchen, Ivica Olic kërkon të realizojë një tripletë, si ajo e tranfertës se Lionit ku i dha biletën e finales skuadrës së tij.

Kroati kërkon tre trofetë e mundshëm të këtij sezoni. “Nuk duam vetëm një trofe por të tre. Kjo është një mundësi që nuk të vjen më në jetë por nuk do të jetë e lehtë”, shprehet lojtari i intervistuar nga Uefa.com.

Më tej ai foli për ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë kundër Werder Bremenit. “Ata janë vërtetë në formë të mirë. Vitin e shkuar kur isha në Hamburg u eleminova në gjysmefinale nga kjo skuadër. Tani kam mundesi ta fitoj këtë kupë dhe do jap gjithcka për këtë”, përfundon Olic.

Top Channel