Ngjela: Berisha të na japë përgjigje për kompromisin e ofruar
14/05/2010 19:05
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela duke folur në sheshin para kryeministrisë, akuzoi shefin e qeverisë se nuk pranon kompromisin e ofruar nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe OSBE-ja.
“Nëse ky njeri nuk ka pranuar kompromisin, atëherë përse duhet ta pranojmë ne këtë kryeministër?, tha Ngjela.
Duke e konsideruar klasën politike pushtetare, si tirane që tallet me popullin për votat, vizat dhe për demokracinë, Ngjela theksoi se qeveria nuk ka pranuar kërkesën elementare për transparencën e votës.
“Në emër të njerëzve që mbështesin këtë kauzë, të presim përgjigjen e kryeministrit, kudo që ndodhet, nëse pranon apo jo kompromisin e ofruar nga ndërkombëtarët”, theksoi Ngjela.
Top Channel