NBA, Boston “shokon” Cleveland

14/05/2010 16:30

Cleveland Cavaliers, skuadra favorite për të fituar NBA, u eleminua në gjysmefinalen e Konferencës së Lindjes nga Boston Celtic me rezultatin 4-2 pas fitores së fundit 94-85.

Endrrat e LeBron James janë shuar për të tretin vit rresht pasi skuadra e Cleveland nuk arriti të shkonte me tej. Për Cleveland nuk kanë mjaftuar 27 pikët e James, ndërsa bardhjeshilët e Boston u udhëhoqën nga Kevin Garnett me 22 pikë dhe Rondo me 21.

Boston do ndeshet në finalen e konferencës me Orlando Magic që shkatërroi 4-0 Atlanta Hawks. Ky sezon nisi keq për Boston por trajneri Rivers i besoi verbërisht treshes Garnett, Allen, Pierce që tashmë shtohet edhe me një tjetër yll, Rajon Rondo.

Top Channel