Korrupsioni, shkarkohet drejtori

14/05/2010 20:30

Menjëherë pas denoncimit në “Fiks Fare” te rastit abuziv te marrjes se rryshfetit eshte pezulluar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Metrologjise, Lulzim Hoxha.

Te enjten në mbremje “Fiks Fare” denoncoi kete rast te rende te korrupsionit ne strukturat e larta te shtetit.

Ne emision jane bere publike pamjet ku drejtori i Metrologjise Hoxha shfaqej duke marre nga gazetari i ketij emisioni nje rryshfet me vlere 50 mije leke dhe nje shume prej 46500 lekesh qe sipas Hoxhes ishin per te paguar faturat shteterore, per te bere kalibrimin e 2 depozitave te nje karburanti ne Shijak.

Si bashkepunetor të Hoxhes dyshohen te jene dhe 2 punonjes te ketij institucioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA