Inter, Moratti “josh” Mourinho-n me Gerrard

14/05/2010 15:55

Massimo Moratti po përpiqet të gjejë formulën për të bindur Jose Mourinho-n të qëndrojë në Milano.

Pronari i Interit ka nën mëngë “asin” Gerrard, të cilin mund ta sjellë në “San Siro” për të mbajtur trajnerin luzitan. Ai i ka premtuar portugezit se sezonin e ardhshëm do ketë në dispozicion një skuadër më spektakolare, të pasuruar nga elementë cilësorë, mes të cilëve bën pjesë edhe mesfushori i Liverpool.

Gerrard u kërkua nga Chelsea në vitin 2005 kur kjo skuadër drejtohej nga Mourinho, por armiqësia mes dy klubeve bllokoi gjithcka. Në gjurmët e lojtarit është edhe Manchester City që ka një buxhet të palimituar.

Interi kërkon edhe yllin e Arsenalit, Bacary Sagna, ndërsa drejt Anglisë mund të udhëtojë Sulley Muntari që i pëlqen skuadrës së Tottenham. Ndërkohë, Real Madrid ka nisur garën me Interin, duke u përpjëkur të blejë nga Chelsea, Frank Lampard, një lojtar që Jose Mourinho e vlerëson shumë.

Top Channel