Hidrocentral në lumin e Valbonës

14/05/2010 09:10

Në rrethin e Tropojës dhe në tërësi në Qarkun e Kukësit ka një potencial të konsiderueshëm ujor për prodhimin e energjisë elektrike.

Pas Urës së Lapave dhe një vargu në lumin Luma, KRRT e Qarkut të Kukësit ka miratuar dje në një mbledhje të posaçme edhe projektin, sheshin e ndërtimit, të një hidrocentrali të ri në lumin e Valbonës në Tropojë, me një fuqi totale prej 10-11 milionë kilovat nw vit.

Një shoqëri aksionere vendase ka nënshkruar më herët me Ministrinë e Ekonomisë një kontratë koncesioni për ndërtimin e hidrocentralit të ri, duke u bërë kështu kompania e parë në prodhimin e energjisë në lumin e Valbonës, pas atyre të cilat kanë nisur punën në disa lumenj të rrethit të Kukësit.

Vepra energjetike ndërtohet në tokë jobujqësore në themelet e një objekti të vjetër të ndërtuar në vitet ’60 e që tashmë ndodhet plotësisht jashtë funksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA