Shtypi britanik, Ibra i ofrohet Chelsea dhe City

13/05/2010 13:00

Zlatan Ibrahimoviç është në shitje dhe Chelsea e Manchester City janë kontaktuar për të verifikuar interesin e mundshëm. Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Mail”.

Presidenti i Barca, Joan Laporta, është gati për të dhënë suedezin për 40 milionë stërlina.

Blues dhe Citizens po kërkojnë një mesfushor dhe kanë nën shenjestër Fernando Torres, të Liverpool.

Ndërkohë Barcelona po synon David Villa (Valencia), kështu që do kërkon të shesë Ibra, autor këtë vit i 16 golave në Ligë.

Top Channel