Fabregas, një hap larg nga Barcelona

13/05/2010 13:00

Cesc Fabregas është një hap larg nga Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur “El Mundo Deportivo”, sipas të cilës është gati një kontratë 4 vjeçare.

Mesfushori i Arsenalit, 23 vjeç, kërkon të firmosë me ekipin spanjoll përpara fillimit të Botërorit, në mënyrë që të përqëndrohej për këtë eveniment.

Për Fabergas ka kërkesa edhe nga klube të tjera të rëndësishëm, si Real Madrid, Liverpool e Inter, por lojtari shfaqet gjithnjë e më shumë pranë klubit të Barcelonës.

Top Channel