Borriello në orbitën e Manchester United
13/05/2010 15:50
Alex Ferguson ka hedhur sytë nga tregu italian për të forcuar sulmin e Manchester United sezonin e ardhshëm.
Skuadra angleze shënjestron kuqeziun Marco Borriello, i cili mund të luajë në sulm me bomberin Wayne Rooney. 27 vjecari që është mes 30 të grumbulluarve nga Lippi, ka shënuar 14 gola në këtë sezon dhe vlera e tij shkon rreth 18 milionë stërlina.
Borriello mund të zëvendësojë bullgarin Berbatov, i cili ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga “Old Trafford” pas dy sezoneve zhgënjyese.
Top Channel