Villa-Barca, mungon vetëm firma

12/05/2010 10:15

David Villa është një lojtar i Barcelonës. Sulmuesi i Valencias dhe skuadra katalanase ndahen vetëm nga zyrtarizimi i marrëveshjes që do t’i lidhë palët për 4 vitet e ardhshme.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, kalimi i lojtarit në Katalonjë është i sigurt dhe kontrata do firmoset para fillimit të Boterorit 2010. Kalimi i spanjollit tek Barcelona është kurorëzimi i ëndrrës për të luajtur me yje si Messi, Xavi, Iniesta, Pique e Busquets.

“Il Guaje” do largohet nga Valencia bashkë me fantazistin e talentuar David Silva, pasi klubi Galician ka një borxh prej rreth 110 milionë euro.

Top Channel