Mourinho: S’kam biseduar me asnjë skuadër

12/05/2010 10:40

Jose Mourinho heq hijet e largimit nga Interi, të paktën para dy ndeshjeve delikate kundër Sienës dhe Bayern Munchen që mund të kurorëzojnë një sezon shumë të suksesshëm për skuadrën zikaltër.

Tekniku portugez i lakuar shumë në shtypin iberik shihet si zëvendësuesi i Pellegrini-t tek Real Madrid, por ai mohon gjithcka.

“Nuk kam folur me asnjë klub dhe si të gjithë interistët edhe unë mendoj për dy ndeshjet e ngelura të sezonit”, thekson Mou në një koment të shkurtër që ka bërë për faqen zyrtare të skuadrës milaneze.  

Top Channel