Frikë për Udogie, një menaxher lojtarësh e kërcënoi me armë, ai u shoqërua në polici dhe po mbahet nën hetim
Merr jetë plani për të realizuar një dyshe të gjithën italiane në Moto GP ku shihet në horizont një kombinim mes motorrit Ducati dhe pilotit 9 herë kampoion bote, Valentino Rossi.
Prania e Stoner në skuderinë e kuqe ka penguar deri tani nisjen e bisedimeve edhe pse të gjithë italianët e ëndërronin këtë bashkim. Australiani Casey Stoner ka firmosur një kontratë me skuderinë Honda dhe martesa e tij me Ducati-n përfundon ne fund të këtij sezoni.
Skuderia e Borgo Panigale nuk ka vonuar me propozimin konkret ndaj Rossi-t edhe pse ai ka një kontratë që e lidh edhe për dy vitet e ardhshme me Yamaha-n. Një përgjigje Rossi duhet ta japë në fillim të qershorit gjatë garës në Mugello. I vetmi që rrezikon më shumë nga ky “tërmet” eshte spanjolli Dani Pedrosa, i cili mund të mbetet pa një motor kompetitiv.
Top Channel