Ibra, 700 mijë euro për një “Enzo Ferrari”
12/05/2010 11:50
Në pritje për te rifituar reputacionin e një bomberi në fushë, Zlatan Ibrahimovic nuk humbet asnjë moment për të shijuar famën jashtë saj.
Sulmuesi suedez ka tërhequr vëmendjen në rrugët e Barcelonës ku është parë të shëtisë me një “Enzo Ferrari” të kuqe, e cila i ka kushtuar plot 700 mijë euro. Një ekzemplar 660 kuaj/fuqi, 350-400 km/h.
Ashtu si shumë lojtarë të tjerë edhe shtatlarti me origjinë boshnjake nuk mund të bënte përjashtim në pasionin për koleksionimin e makinave, por tashmë ai duhet të mendojë për më shumë kuaj/fuqi edhe në fushën e lojës, duke parë se shume shpejt me skuadrën do bashkohet edhe një emër tjetër i madh si David Villa.
Top Channel