Holandë, Van Bronckhorst lajmëron tërheqjen

12/05/2010 18:00

Kapiteni i kombëtares holandeze, Giovanni van Bronckhorst, 35 vjeç, ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli pas botërorit të Afrikës së Jugut.

“Kam pasur dyshime prej muajsh dhe vendimi për të ikur nuk ka qënë i lehtë, por tani ndihem i lehtësuar”, është shprehur mbrojtësi i Feyenoord.

“Kupa e botës është një finale e bukur. Përveç formës fizike, duhet edhe të jesh në formë të mirë mendore dhe kështu ndihem tani”, theksoi ai.

Van Bronckhorst ka marrë pjesë në 97 ndeshje të Kombëtares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA