
Trajneri i kombëtares franceze Rajmond Domenech ka suprizuar dhe habitur të gjithë me listën e lojtarëve të grumbulluar për botëror.
Patrik Viera, kampion bote në 1998 dhe i Evropës në 2000-shin, Karim Benzemá dhe Samir Nasrì nuk janë mes futbollistëve të cilët do të përfaqësojnë Francën në Afrikën e Jugut.
“Benzemá dhe Nasrì do të kenë një tjetër shans për të luajtur me përfaqësuesen – ka deklaruar Domenech – flas në mënyrë të veçantë për Benzemá. Është shumë i talentuar, por ka jetuar një sezon të vështirë me Realin e Madridit”.
Nuk janë lënë jashtë skuadrës Frank Riberì dhe Sidni Govù, edhe pse ata janë pjesë e një skandali seksual. Franca ndodhet në Grupin A së bashku me Afrikën e Jugut, Uruguajin dhe Meksikën.
Top Channel