Europa League, Hamburgu pret sot finalen e pare

12/05/2010 12:30

Finalja e parë e Europa League do të luhet sonte në mbrëmje mes dy skuadrave që askush në fillim të sezonit nuk mendonte se do t’i shihte në “Nordbank Arena” të Hamburgut.

Fulham i drejtuar nga Roy Hodgson, finalja e parë europiane në historinë e vet dhe Atletico Madrid i drejtuar nga Sanchez Flores do përballen sot në mbremje. Anglezët, eleminuan skuadra me emër si Juventus, kampionët në fuqi Shahktar Donetsk, Wolfsburg dhe Hamburgun duke u shndërruar skuadra suprizë e këtij sezoni të parë të Europa League.

“Do të luajmë për të mos u bëra skuadra e dytë më e mire”, ka deklaruar Hodgson, që u shpall trajneri më i mirë i sezonit në Angli. “Do të luajmë për të fituar këtë kompeticion, por edhe nëse nuk do ta arrijmë mund të them se ka qenë një sezon i shkëlqyer për ne. Gjithsesi duam që të kthehemi me trofe në shtëpi”, ka përfunduar trajneri i Fulhamit.

Nga ana tjetër, trajneri i Atletico-s, Sanchez Flores ka pohuar se kjo ndeshje do të jetë ndryshe nga të tjerat. “Sezoni ynë vendoset nga kjo sfidë. Do ketë shumë eufori në fushë dhe cdo gol apo gabim do të jetë vendimtar. Fitoret e mëparshme nuk të bëjnë punë në finale. Jemi këtu dhe duam ta mbyllim me sukses këtë sfidë”, ka theksuar Sanchez.

Për ndeshjen e mbremjes e cila do të transmetohet direkt në SS1 në orën 20:45, kompanitë e basteve shohin si favoritet skuadrën spanjolle, fitorja e të cilës është kuotuar 1,45 kundrejt 2,55 të Fulham.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta