Dunga publikon kombëtaren

12/05/2010 15:30

Nuk do të shohim në botërorin Afrika e Jugut 2010 edhe brazilianët, Ronaldihno, Pato, Diego dhe Adriano, të cilët janë lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për këtë kompeticion nga trajneri Dunga.

Ndërkohë që edhe pse ka kaluar një sezon jo shumë të mirë me Realin, Kaka vazhdon të mbetet shtylla kryesore e selecaos.

Suprizat e listës janë quajtur grumbullimi i sulmuesit Grafite dhe mbrojtësit Hozue. Përzgjedhja e Dungës nuk është pritur mirë nga tifozët brazilianë të cilët nuk kanë kursyer as kritikat në adresë të trajnerit.

“Unë shoh atë çka ndodh në fushë dhe nuk bazohem në një periudhë të limituar, jam përqëndruar në atë që mund t’i nevojitet kombëtares në botëror. Ronaldinjo i kishte shanset e tij dhe i humbi”, ka replikuar Dunga.

Top Channel