Capello mbron listën

12/05/2010 15:50

Edhe Fabio Capello ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Anglisë në botërorin Afrika e Jugut 2010.

Surpriza është rikthimi pas 34-vjetësh i mbrojtësit Jamie Carragher dhe lënia jashtë e mesfushorit e Pol Skolls.

“Për në kampin stërvitor, lista edhe e përbërë nga 30 futbollistë, pas saj do të zbresë në 23”, ka deklaruar Capello.

“Kemi disa dëmtime të cilat ende nuk i dimë sesa do të zgjasin. Gjithsesi disa lojtarë janë shumë të rëndësishëm pasi dinë stilin e lojës që dua unë. Kjo është zgjedhja ime edhe pse shumë kujt mund të mos i pëlqejë”, ka deklaruar trajneri italian.

Top Channel