Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të ditës së martë, ku maturantja e shkolles ‘Mahir Domi’, Gerta Faja ështe ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e klasës nga një 19-vjecar nga Vlora.(UPDATE)
Endrit Llambraj ka hyre në klasë gjate pushimit 5 minutësh ku me pistoletë në dorë ka nxjerre të gjithë klasën jashtë. Më pas ai ka qëlluar mbi vajzën e cila ka gjetur vdekjen edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e kirurgjisë së Elbasanit.
Llambraj ka tentuar t’i largohet policisë dhe pasi është gjendur i rrethuar nga blutë ka vrarë veten pranë varrezave të qytetit. Sipas shokëve të klasës historia ka nisur 1 vit më pare, ku vajza është njohur me 19-vjecarin në një ekskursion në Vlorë. Më pas ata kanë krijuar një lidhje telefonike dhe pasi vajza e ka refuzuar këtë histori dashurie, djali e ka kërcënuar. Presioni që ushtronte vrasësi ka zgjatur për muaj me radhë dhe edhe pse maturantja nuk i ka dhene shkak. Vlonjati shqetësonte edhe shokët e klasës së saj, duke i ofruar para në këmbim të lidhjes së kontakteve.
Llambraj ka qënë edhe të hënën në shkollë për të takuar vajzën, por kjo ka qënë e pamundur. Në vendngjarje kanë qënë sherbimet e policisë për të zbardhur ngjarjen. Në shkollë ka qenë edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili e ka cilësuar ngjarjen tepër të rëndë. Tafaj ka ngushelluar nxënësit e shkollës dhe ka premtuar rritje te shërbimit te psikologut dhe në veçanti në klasën ku ka ndodhur vrasja.Më pas ministri ka qene per ngushellim te familja e vajzes.
Top Channel