Përflitej prej kohësh dhe tashmë është zyrtare, Ronaldinho dhe Pato nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror Afrikë e Jugut 2010.
Dy lojtarët e Milanit nuk janë përzgjedhur nga trajneri i përfaqësueses braziliane Carlos Dunga, i cili ka prezantuar 23 lojtarët e grumbulluar për botërorin. Përvec tyre nuk do të jenë gjithashtu ish-lojtari i Interit, Adriano dhe organizatori i Juventusit, Diego. Kjo është rruga që ka zgjedhur Dunga, i cili edhe më parë nuk i ka grumbulluar këta lojtarë.
Në pozicionet e tyre ai ka preferuar Nilmar dhe Grafite. Ndërkohë ne Selecao është grumbulluar si gjithmonë mesfushori i Realit të Madridit, Ricardo Kaka, i cili nuk ka zhvilluar një sezon të mirë në Spanjë. Edhe në përfaqësuesen italiane ka surpriza, për momentin trajneri Lippi ka grumbulluar 30 lojtarë.
Mes këtij grupi paraprak, ai ka lënë jashtë Legrotaglie-n duke preferuar Rossi-n. Ndërkohë ashtu si pritej nuk është në listën e sulmuesve Antonio Casano, pasi Lippi ka preferuar sulmuesin e Milanit, Zambrotta. Javën e ardhshme grupi i lojtarëve të përfaqësueses së Italisë do të reduktohet në 27 dhe më 1 qershor do të vendoset përfundimisht 23-shja që do të niset për në Afrikën e Jugut.
Top Channel