Rama apel policisë: Mos prekni protestuesit

11/05/2010 19:40

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka bërë thirrje policisë së shtetit që të mos provokojë qytetarët që protestojnë paqësisht në përputhje me të drejtat e tyre kushtetuese.

Duke folur në protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama ka theksuar se protestat nuk zhvillohen kundër policisë dhe shtetit, por kundër pushtetit.

“Dua ta theksoj se manifestimet tona të protestës janë manifestime të një shpirti opozitar që nuk jepet dhe qëndron i palëkundur, por që mishërohet përmes qytetarësh që nuk kanë në duar gurë dhe që dalin në shenjë solidarteti me këtë greve urie”, është shprehur Rama.

“Ne nuk dalim në rrugë për të penguar të tjerët, por që Shqipëria të mos pengohet në rrugën e saj dhe që çdo shqiptare dhe shqiptarë ta ketë të hapur rrugën e vetë”, deklaroi Rama.

“I bëj apel drejtuesve të policisë së shtetit të mos krijojnë probleme. Ata qytetarë që kanë protestuar paqësisht të mos preken asnjë fije floku nga policia. Kjo nuk është një protestë që zhvillohet kundër policisë dhe kundër shtetit, por kundër pushtetit që ka marrë peng lirinë dhe të drejtat që duhet t’i lëshojë”, shtoi Rama.

“Shqipëria do të bëhet dhe ne do ta bëjmë të gjithë se bashku duke filluar nga garancia se çdo shqiptarë do ta ketë të paprekshme të drejtën për të votuar”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA