Protesta të socialistëve nëpër rrethe

11/05/2010 15:50

Militantët socialistë bllokuan superstradën Tiranë-Durrës, në hyrje të qytetit bregdetar. (UPDATE)

Protesta eshte shoqeruar me konfrontime mes forcave te policise dhe protestuesve qe kane kundershtuar lirimin e rruges. Sherbimet e policise se qarkullimit rrugor i kane orientuar te gjitha automjetet ne nje levizje te detyruar permes Unazes se Re.

Simpatizantet e opozites kane dale ne mbeshtetje te greves se urise. Policia e ka konsideruar protesten te paligjshme dhe ka nderhyre per te zhbllokuar superstraden megjithate protestuesit kane vijuar per afro 30 minuta te mbajne te bllokuar kete aks rrugor.

Gjirokastër-Tepelenë, bllokohet rruga

Disa qindra socialiste bllokuan per 30 minuta aksin nacional Gjirokaster-Tepelene ne mbeshtetje te greves se urise qe po zhvillohet ne Tirane. Arta Dade deputete e Gjirokastrës tha se protestat do të vazhdojnë deri sa qeveria të vendosë të hapë kutitë dhe t’i japë drejtësi votës së mohuar.

Nuk ka besueshmëri nëse nuk mbështetet vota e lire, deklaroi Dade ndersa deputeti Et’hem Ruka deklaroi se sot krimi dhe pushtetarët janë ulur në një tavolinë. Socialistët nga Gjirokastra kanë premtuar protesta të përditshme.

Fier-Lushnje, policia vezhgon protesten e PS

Per rreth 20 minuta eshte bllokuar edhe superstrada Fier-Lushnje ne rrethrrotullimin e Kolonjes. Qindra simpatizante socialiste te drejtuar nga deputetet Bashkim Fino dhe Arben Cuko si dhe kryebashkiaket e Lushnjes, Fierit, Patosit. Protestuesit u vendosen ne shtratin e rruges duke u ulur dhe duke penguar levizjen e mjeteve.

Protesta eshte shoqeruar nga nje numer i madh i forcave te policise te cilat nuk kane nderhyre. Pas 20 minutash protestuesit jane larguar nga rruga.

Shkoder, bllokohet rruga

Simpatizante te Partisë Socialiste ne Shkoder kane zhvilluar nje proteste duke mbajtur te bllokuar per rreth 30 minuta rrugen nacionale Shkoder-Tirane, ne vendin e quajtur Kryebushat.

Sipas organizatorëve qellimi kesaj proteste ishte solidarizimi me greven e urisë qe po zhvillohet ne Tirane nga Partia Socialiste. Njekohesisht kjo protesete eshte nje reagim ndaj krizes politike, ekonomike dhe fjales se lire qe ka mberthyer vendin per faj te qendrimeve qe po mban  qeveria, jane shprehur  drejtues te PS-së në Shkodër. Nderkohe forca te shumta police madje dhe te nderhyrjes se shpejte kane vezhguar nga afer protestën e cila u mbyll pa shenuar ndonje incident me protestuesve dhe policise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA