PD: Rama po bllokon kujdesin shëndetësor

11/05/2010 20:00

Partia Demokratike vazhdon t’i kërkojë opozites dhe kreut të saj, Edi Rama të lejojë asistencen e mjekëve pranë grevistëve të urisë, për të mos lejuar rrezikimin e jetës së asnjë personi të përfshirë në këtë protestë.

Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli tha se, për të dymbëdhjetën ditë, Edi Rama e Gramoz Ruci mbajnë të mbyllura për kujdesin shëndetsor, ambientet e grevës.

“Ata tregojnë në këtë mënyrë se të ngujuarit në burgun e tyre i trajtojnë si skllevër e janë të aftë t’u ndalojnë atyre edhe të drejtat më elementare që ua garanton kushtetuta e vendit dhe konventat ndërkombëtare për të burgosurit, robërit apo grevistët. Cfarë fshehin Rama, Ruci dhe bllokmenët e rinj me moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor në burgun e tyre, ne nuk na intereson”, deklaroi Mëhilli.

Më tej ajo dënoi këtë veprim. “Por jemi këtu për të dënuar këtë qëndrim c’njerëzor dhe kujdesin e militantëve fanatikë të Partisë Socialiste që me bluza të bardha shkelin cdo rregull dhe cdo kod etik e moral të shërbimit shëndetësor duke u shndërruar në vegël qorre të kryetarit të partisë së tyre vetëm e vetëm për qëllime politike anti-humane e barbare”, përfundon zëdhënësja demokrate.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA