Një natë në çadrën e grevës

11/05/2010 15:20

Gjatë ditës, grevistet e urise i nënshtrohen syrit të shumë gazetarëve dhe kamerave që pasqyrojne protestën ekstreme të deputetëve dhe mbështetësve të opozitës.

Por ato qe jane me te rrezikshme, tashme kur greva ka hyre ne diten e 11 jane oret e nates. Ne cadren e greves mbremja eshte momenti thuajse me i qete, temperaturat e larta te paradites bien ndjeshem duke e bere dicka me te lehte bashkejetesen e grevisteve me urine.

Ndryshe nga ditet e para ata jane me pak aktive. Shumica qendrojne te shtrire. Ekrani i televizorit, librat apo kompjuteri jane shoqeruesit me te mire.

Ditelindja e njerit prej grevisteve prish per pak minuta qetesine, e cila rikthehet  pas pak me nisjen e nje mbledhje te grupit te deputeteve qe ndodhen ne greve.

Teksa mbledhja vijon per rreth 60 minuta, qytetaret e thjeshte ne greve jane ata qe e kane me te veshtire te ruajne qetesine teksa ndjekin komentet e shpeshta ndaj tyre ne televizor.

Nderkohe ne cader gjithcka funksionon permes nje rendi te mirepercaktuar dhe te respektuar nga te gjithe

Drejtuesi i G99, Erjon Veliaj thotë se në këtë komunitet ka rregulla për t’u zbatuar, rradhë për t’u mbajtur dhe kontrolle për t’u kryer.

Ne kufirin mes dites se 10 dhe te 11 te greves se urise, fantazia eshte kthyer ne ushqimin me te mire te grevisteve, nje menyre kjo per t’u larguar qofte edhe per pak momente nga realiteti i cadrave.

Deputeti Blendi Klosi tregon për historinë e tartufit të detit, diskutimet për vlerat dhe vështirësitë për ta gjetur këtë ushqim të rrallë, pikërisht në këto ditë kur të gjithë ata nuk konsumojnë as ushqimet më elementare.

Pak minuta pas ores 24 eshte thuajse e pamundur te gjesh qofte edhe nje grevist ne kembe , shumica flene, tek-tuk ndokush shkemben pak fjale me shokun ne krah.

Rreth ores 2:00 te nates nje tjeter grevist ndihet keq dhe kerkon ndihmen e mjekeve. Vetem pas pak minutash Astrit Axhami nga Kukesi shoqerohet me autoambulance per ne pavionin e infektivit ne Qendren Spitalore “Nene Tereza”. Gjate nates mjeket kontrollojne ne menyre te vazhdueshme grevistet sidomos ata qe kane shfaqur me shume shqetesime gjate dites.

Ende pa gdhire mire, jo pak greviste ngrihen per te zene radhen per dushet. Disa prej tyre detyrohen te lahen rreth ores 5:00 te mengjesit pasi sic te thone me pas sfida behet mjaft e veshtire, sigurisht u duhet te mjaftohen me ujin e ftohte.

Ne diten e 11-të, shendeti i grevisteve vazhdon te rendohet por ne cadra nuk ndryshon asgje pervec numrit te diteve qe ketu kane humbur thuajse cdo rendesi. Ne cadren e greves  lejohet te flasesh per gjithcka pervcse te permendesh fjalen’ terheqje’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA