E kishte kryesuar bindshëm Ligën III gjermane për pjesën dërmuese të sezonit, por e humbi vetëm në javën e fundit të saj dhe bashkë me të edhe titullin kampion të kësaj kategorie.
Bëhet fjalë për Erzgebirge Aue, ekipin e shqiptarit Skerdilajd Curri (34 vjeç). Ndeshja e fundit sezonale do të luhej në transfertë ndaj një kundërshtari të gjysmës së dytë të tabelës, por Aue u mund 2-1.
Një rezultat i hidhur, i cili e zbriti skuadrën e kavajasit nga vendi i parë në të dytën, duke i falur kështu kryesimit Vfl Osnabrykut. Megjithatë, zhgënjimi ishte sërish i vogël, pasi humbja nuk prish arritjen e madhe të skuadrës, ngjitjen në Bundeliga II, por ama jo si kampionë. Curri, ylli i skuadrës, që në këtë sezon ka një nofkë të re (“Arjen Robeni i Aues”) shpjegon arsyet e humbjes. “Ekipi shkoi në këtë ndeshje më shumë dëmtime. Përveç kësaj ne i kishim filluar pushimet tona”, theksoi mesfushori shqiptar, i cili shpreson të rinovojë kontratën, që skadon 30 qershorin e ardhshëm.
Top Channel