Intelektualët i bashkangjiten letrës së artistëve

11/05/2010 14:50

Letres së hapur që një grup prej 40 personalitetesh të artit dhe kultures, i dërguan të premten kreut të opozitës, Edi Rama, duke treguar mosaprovimin e tyre ndaj grevës së urisë, i jane shtuar edhe intelektualë të tjerë të vendit.

Emrave te artisteve, si Fatos Kongoli, Avni Mula, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako, Dhimiter Orgocka, Mirush Kabashi etj, u jane shtuar edhe emra te njohur te fushes se mjekesise dhe arsimit shqiptar. Rektoret e universiteteve te Tiranes, Shkodres, Elbasanit, Dhori Kule, Liman Varoshi, Artan Haxhi, dekanet e fakulteteve  Shezai Rokaj e Skender Kacupi, si dhe shume emra te tjere te njohur te arsimit i kerkojne zotit Rama nderprerjen e greves se urise, duke cuar ne 211 numrin e personaliteteve qe firmosin letren e hapur.

Nepermjet kesaj letre ata i bejne thirrje publike zotit Rama, qe te mos pengoje endrren e shqiptareve per te levizur te lire dhe per t’iu bashkuar familjes europiane. Personalitetet shqiptare e shohin greven e urise si nje menyre izolimi qe i kundervihet aspiratave te popullit shqiptar, prandaj i kerkojne zotit Rama te mos kthehet ne antiheroin e koheve moderne, por te rigjeje rrugen e dialogut ne parlament, duke mos u bere pengese ne rrugen e shqiptareve drejt shtepise europiane.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA