Mbi 200 persona janë paraqitur në spitalin e vogël të qytetit të Ballshit për të kërkuar ndihmë mjekësore. Shqetësimet e shkaktuara mbase nga një helmim masiv kane detyruar mjeket qe te kerkojne ndihme edhe ne spitalin e Fierit. (UPDATE)
Fluksi i shtrimeve nisi qe ne daten 6 maj por mbremjen e se henes dhe paraditen e se martes, ndodhi edhe dyndja. Te pakten 80 femije te shkollave te mesme dhe 9-vjecare kane kerkuar ndihme dhe kane marre serum apo mjekime te tjera. Per shkak te numrit te madh femijet jane vendosur nga dy ne shtreter.
Drejtoresha e ketij spitali, Luljeta Bregasi, e cila po drejton edhe mjekimin e rasteve te shumta me simptoma te njejta thote se spitali eshte disa here mbi kapacitetin e tij. Nje nate me pare spitalin e vizitoi edhe ministri Shendetesise, Petrit Vasili.
Disa raste me gjendje me te renduar jane nisur ne spitalin e Fierit, nderkohe drejtoria e policise se qarkut Fier njofton se kane nisur hetimet ne lidhje me kete rast. Inspektoret e Anti-krimit kane takuar drejtuesit dhe specialistet e ujesjellesit te qytetit nga ku mendohet te kete zanafillen kjo ngjarje.
Top Channel