Gjinushi: 92% e shqiptarëve po vidhen
11/05/2010 18:50
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka deklaruar gjatë protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se “92 përqind e shqiptarëve po vidhen”.
Ai ka theksuar se duhet të bëhet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi këtë e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.
“BE flet për transparencë, KE kërkon hetim të zgjedhjeve, SHBA flasin qartas që duhen hapur kutitë”, është shprehur Gjinushi.
“Evropa të mos dëgjojë as ne dhe as ata, por zërin tuaj që është brenda kutive të votimit”, theksoi Gjinushi.
Top Channel