Deputeti socialist Asllan Dogjani është dërguar me urgjencë në spital në ditën e 11-të të grevës së urisë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të tij.
Pak minuta më parë ishte edhe një tjetër grevist, një 22-vjecar nga Tirana me emrin Artmir Ahmetaj ,i cili u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ për shkak të problemeve me stomakun.
Mjeku Sabit Brokaj i cili ndodhet brenda cadrës së grevistëve njoftoi se deputeti shfaqi probleme kardiake, ndaj është detyruar që të lërë protestën e tij.
Brokaj po ashtu theksoi se nuk duhet vënë në asnjë moment në dyshim shërbimi që mjekët po bëjnë në ambientet e grevës, ndërsa shtoi se disa protestues të tjerë janë në gjendje të rëndë, duke mos dhënë emra apo detaje të tjera.
Top Channel