Briatore: Nuk kthehem më në Formula 1

11/05/2010 15:55

Nuk është Formula 1 ajo që nuk do Flavio Briatoren, por ky i fundit ka hequr dorë nga makinat më të shpejta në botë.

“Sigurisht qe nuk do punoj më si kryemenaxher në një skuderi të Formula 1, as pas vitit 2013. Këtë gjë e kam bërë për 17 vjet duke fituar 7 botërorë. Dua t’ju vë në dukje se dy piloted e vendeve të para të garës së fundit, Mark Webber e Fernando Alonso i kam zbuluar unë”, thekson italiani.

Më tej ai shton se do rikthehej në bokse vetëm nëse do t’i pëlqejë dicka. Në fund ai shkëput edhe një mendim për Juventusin dhe zërat për afrimin e tij me klubin bardhezi. “Nuk e kam menduar asnjëherë. Jam i kënaqur për Andrea Agnelli-n dhe bëj tifozllëk për të”.  
 

Top Channel