Braçe: Qeveria “Berisha†ka falimentuar
11/05/2010 19:15
Deputeti socialist Erjon Braçe ka deklaruar se qeveria “Berisha” po falimenton dhe se dështimi i saj ka ardhur nga zgjedhjet.
“Qeveria e Sali Berishës po falimenton dhe falimentimi i saj erdhi nga zgjedhjet. Ky është falimentimi i dytë në vetëm 14 vjet. Ne nuk mund ta lejojmë këtë njeri që të falimentojë vendin, vetëm për interesat e tij. Kemi ardhur nga Berati për të mos u ndalur më deri në fitore”, është shprehur Braçe gjatë protestës së sotme të opozitës përpara Kryeministrisë.
Ai i ka bërë thirrje punonjësve të policisë që të mos mbrojnë më “hajdutët, ata që keni mbi krye, por intelektualët shiptarë”, është shprehur Braçe.
Top Channel